Heroi Nuhi Berisha ringjalli idenë e shtetit

03 tetor 2018 | 12:48

Izmi Zeka

57 vjet nga lindja e njërit prej ideatorëve dhe ilegales urbane të gjysmës së dytë të shekullit XX heroit të sotëm Nuhi Berisha. E cilësuar si guerilja më e suksesshme në trojet shqiptare heroi Nuhi Berisha vuri në spikamë dy gjëra të rëndësishme: Konceptin intelektual si parakusht i shtetësisë dhe luftën si mjet zgjidhje pa alternativë.

Kjo figurë komplekse i dha dimension të veçantë luftës guerile të viteve ’80-ta e këtej që shikuar në konfiguracionin e kohës paraqet vazhduesin e rilindëseve dhe ideologun deri të Hasan Prishtinë e Mulla Idriz Gjilani.

Nuhi Berisha mund të cilësohet si figura më kuptimplote në ristrukturimin dhe mobilizimin e të gjitha forcave atdhetare të pas Luftës së Dytë Botërore.
I ri por i bindur në idetë përparimtare të kohës dhe çlirimit kombëtar pavarësisht çmimit që do të ketë. të rrallë janë këto figura që bashkë dyzojnë idenë me luftën si aspekt human i çlirimit të vendit.

3 tetori, ditëlindje, ringjallje, shtetësi apo më thjesht urë mbi të cilën kalon jeta e sotme e shqiptarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar…