Heroizmi i familjes Jashari, temë diplome në gjimnazin zviceran

27 dhjetor 2020 | 15:30

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim Elmedina Buja, bashkë me nënën e saj, e cila heroizmin e familjes Jashari, kishte vendosur që ta marrë si temë diplome në gjimnazin e Bazelit në Zvicër.

Elmedina së bashku me nënën dhe bashkëpunëtorin e saj e njoftuan kryetarin Jashari se për këtë temë diplome ajo kishte hulumtuar duke intervistuar edhe Besartën dhe dëshmitarë të tjerë të luftës sonë të lavdishme.

Jashari tha se përmes këtij hulumtimi, Elmedina njoftoi shoqërinë zvicerane për luftën dhe rezistencën e familjes Jashari si dhe të familjeve të tjera. “Ambasadorë të rinj në shtetet perëndimore si Elmedina Buja, i nevojiten Kosovës në mënyrë që të vihet në pah pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë kryetari Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, ka vazhduar me shpërndarjen…