Heshti për përplasjet me Kurtin dhe çështjen e rikandidimit të saj, Peci shihet me Osmanin në Mitrovicë

24 mars 2026 | 14:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron sot për një vizitë në qytetin e Mitrovicës.

Në pamjet e publikuara nga mediet, Osmani atje është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Pecin.

Ky takim i Osmanit me Pecin vjen pas një përudhe përplasjesh që Osmani ka pasur me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për çështjen e moskandidimit për presidente, tema këto për të cilat Peci s’ka folur fare.

Peci aktualisht është bashkëkryetar në partinë GUXO bashkë me Donika Gërvallën. Të dy kanë trashëguar partinë e themeluar nga Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e Kosovës U19 kanë fituar një pikë në ndeshjen…