Heshtja mbron dhunën

25 nëntor 2020 | 22:10

Hana Llabjani – FSSHK

Në Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës vazhdon në angazhimin e saj të fuqishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në Kontratën Kolektive Sektoriale, ku të punësuarat pranë institucioneve shëndetësore, gëzojnë të drejta dhe mbrojtje nga përfaqësuesit ligjor në rast të diskriminimit në vendin e punës.

Të drejtat e femrës së punësuar në institucione shëndetësore mbrohen sipas Kontratës Kolektive Sektoriale siç janë: e drejta e pushimit të lehonisë, pushimet e gjidhënies, orarin e shkurtuar, të drejtat e nënave vetushqyese.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ndihmon dhe mbron viktimat e diskriminimit eventual nga format e ndryshme të diskriminimit siç janë: Prekjet shtrëngimet, gjestet, sulmet, shakat vulgare, komente te ndryshme seksuale, veshjen, jetën private etj.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës inkurajon të gjitha të punësuarat që të ngrisin zërin kundrejt të çfarëdo forme të diskriminimit, dhunës apo ngacmimit seksual në vendin e punës.

Vizioni dhe Misioni i FSSHK-së është subjekt mbrojtës dhe solidar për të gjithë punëtorët shëndetësorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy herë në Hagë, dy herë i pafajshëm. Ish-kryeministri Ramush…