
Hetemi i shkon për vizitë Bulliqit, ky e përgëzon për qëndrueshmëri
14 shkurt 2024
| 15:25
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur të mërkurën në takim kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Bulliqi ka shkruar në “Facebook” se Hetemin e ka përgëzuar për qëndrueshmërinë dhe vendosshmërinë e treguar për të qeverisur me komunën, përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme.
“Kryetarin Hetemi e njoftova nga afër për projektet e komunës sonë, si dhe gjatë takimit diskutuam për fushat ku mund të bashkëpunojmë si dy komuna të afërta gjeografikisht”.
“Shpreha mbështetjen e plotë për kryetarin Hetemi dhe stafin e tij, si dhe i sigurova që do të jemi në krah të tyre për t’ju ndihmuar në ballafaqim me problemet e ndryshme që mund të ju shfaqen në realizimin e detyrave të tyre”, ka shkruar Bulliqi.