Heynckes: Ky është futbollisti më i jashtëzakonshëm gjerman

11 shtator 2020 | 23:50

Ish-trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes e ka përshkruar Thomas Muller si “lojtarin më të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit gjerman”. Strategu gjerman mendon se futbollisti, i cili ka luajtur 525 ndeshje me gjigantët e Bundesligës ka “karakterin dhe stilin e duhur” për të arritur në maja.

Dëshmia e fundit është suksesi në finalen e Champions League kundër PSG-së, ku një ndër protagonistët ishte padyshim edhe Muller.

“Për mua, në mendimin e përgjithshëm, ku përfshihet karakteri dhe stili i tij i lojës, është lojtari më i jashtëzakonshëm në historinë e futbollit gjerman së bashku me Gerd Mullerin e madh. Ai edhe një herë po tregon atë që e ka dalluar gjithmonë: që është një futbollist për ekipin, i zellshëm dhe i palodhur. Është një forcë lëvizëse për ekipin në fushën e lojës”, deklaroi Heynckes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra më e njohur arkelologjike në Shqipëri, Butrinti, do të…