Hidhet miell në drejtim të Ramës, Flamur Noka përjashtohet nga seanca

12 prill 2018 | 13:20

Opozita në Shqipëri e ka mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejoi vazhdimin e saj, duke kërkuar përjashtimin më parë të kryeministrit Edi Rama.

Si për rastësi, në momentin që në sallë hyri Sali Berisha, Flamur Noka hodhi në drejtim të kryeministrit një sasi mielli.

Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Menjëherë pas kësaj, Ruçi ka përjashtuar deputetin Flamur Noka, ndërsa pak minuta më vonë edhe Ervin Salianjin. Por që të dy deputetët e opozitës refuzuan që të largohen nga salla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, po qëndron për…