Hidhet poshtë aktakuza kundër ministrit Liburn Aliu

14 qershor 2021 | 11:50

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka hedhur poshtë aktakuzën për korrupsion ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të tjerëve.

Këtë e ka konfirmuar avokati Behar Ejupi, i cili në këtë rast e ka përfaqësuar juridikisht klientin e tij Zejnulla Rexhepi.

“Sot më datë 14 qershor kam pranuar aktvendimin me të cilin Gjykata Themelore në Prishtine ka pranuar kërkesën për hedhjen e aktakuzes dhe janë pranuar kërkesat e avokatëve”, ka thënë avokati Ejupi për “Express”.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik të vitit të kaluar e ngarkonte Aliun me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Përveç Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ishin të akuzuar edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar…