Hidhet shorti, zbulohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës

10 mars 2026 | 13:31

Të martën, në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është bërë tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Për dallim prej fazave tjera të kësaj gare, gjysmëfinalja e përcakton fituesin me dy ndeshje, pra luhet me sistemin vajtje – ardhje. Llapi – Ferizaj dhe Ballkani – Dukagjini do të përballen në këtë fazë, me ndeshjet që do të zhvillohen muajin e ardhshëm, ka njoftuar FFK-ja.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale, do të zhvillohen më datën 8 prill kurse ato të kthimit pas dy javësh apo më datën 22 prill.

Prej katër skuadrave që do të përballen në gjysmëfinale, vetëm dy prej tyre do të avancojnë në finalen e madhe të Kupës së Kosovës. Fituesi i kësaj gare, automatikisht siguron pjesëmarrjen në garat e UEFA-s, saktësisht në Ligën e Konferencës.

Duele interesante në gjysmëfinale të Kupës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Deçanit është mbajtur mbledhja e parë për…