Hilary Duff bëhet nënë për herë të tretë

29 mars 2021 | 11:10

Këngëtarja e famshme Hilary Duff  i është gëzuar ardhjes në jetë të fëmijës së saj të tretë. Hilary Duff dhe partneri i saj Matthew Koma mirëpritën vajzën e tyre të dytë.

Aktorja publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto nga vaska ku ka sjellë në jetë bebushen, ndërsa brenda në të qëndron edhe e bija Banks Violet Bair.

Duff ka zbuluar për ndjekësit edhe emrin e vajzës që ka sjellë në jetë. Ajo quhet Mae James Bair. “Mae James Bair – të duam bukuri ” ka shkruar Hilary krahas postimit të bukur.

33-vjeçarja ka falënderuar djalin e saj nëntë vjeçar Luca i cili siç ka thënë, e ka ndihmuar atë shumë gjatë shtatzënisë duke e kuptuar dhe duke ia lehtësuar lëvizjen dhe punët e tjera.

Matthew ndau gjithashtu të njëjtën foto në llogarinë e tij në Instagram, për t’i dhënë fansave lajmin e bukur se është bërë sërish baba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është shprehur kundër zgjerimit të…