Hill: Italianët ishin më skeptikë ndaj sjelljes së UÇK-së
Gjykatësi Guenael Mettraux shfaqi një kabllogram ku ministri i atëhershëm i Jashtëm i Italisë, Roberto Dini, ishte ankuar për “komunikatën numër 31 të UÇK-së”. Sipas kabllogramit, ai e lexoi këtë komunikatë gjatë takimit në Rambuje dhe kërkoi shpjegim ku thuhej se UÇK-ja nuk mbështeste përpjekjet e Rambujesë.
Hill tha se “italianët ishin më skeptikë ndaj sjelljes së UÇK-së”.
Në kabllogramin e lexuar, citohej Thaçi të ketë thënë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihej në Rambuje, UÇK-ja do të ishte e obliguar ta zbatonte në terren. “Unë e garantoj këtë unë e kam kompetencën ta bëjë këtë”, thuhej në kabllogram.
Hill tha se ministri italian i shprehu shqetësime te sekretarja e Shtetit, Albright.
Më pas Hill tha se bisedoi me Thaçin që të shmangej situata, pasi “kjo nuk na ndihmonte fare.
“Në thelb UÇK-ja po përpiqej të krijonte probleme mes neve dhe anëtarëve të tjerë të grupit të kontaktit. Unë ju thash UÇK-së mos insistoni më shumë seç duhet, ne jemi të interesuar të kemi raporte të mira me aleatët tanë, në këtë rast Italinë”, tha Hill, duke shtuar se kërkoi nga Thaçi përkushtim të plotë për procesin e bisedimeve.



