Hill: Në Kosovë u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

10 nëntor 2025 | 15:24

Diplomati amerikan, Christopher Hill sapo e ka nisur dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së.

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq, e ka pyetur Hillin se kur ishte përfshirë për herë të parë për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë.

Hill ka thënë se së është përfshirë për herë të parë në maj të vitit 1998.

“Mora një telefonatë nga sekretarja e Shtetit e asaj kohe, Madeleine Albright, e cila më kërkoi që përveç detyrave të mia si ambasador amerikan në Maqedoni, të merrja përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë”, ka thënë ai.

Hilli ka theksuar se në rolin e tij atëkohë i raportonte Albrightit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich po përgatit një ofertë të madhe për të…