Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme
11 nëntor 2025
| 11:08
Edhe sot avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq është duke e marrë në pyetje diplomatin Hill. I pyetur se pse ka vendosur të marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, Hill ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se Thaçi është përfshirë në aktivitete për të cilat akuzohet.
“Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”.
Avokati i Thaçit, Mishetiq, përfundoi marrjen në pyetje dhe tani e ka rendin avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis.



