Hill: S’e di nëse Thaçi dha miratim për mënyrën e shkëmbimit të pengjeve

11 nëntor 2025 | 13:54

Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill po e vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Hill ka qenë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Gjatë dëshmisë së tij, Hill theksoi se nuk ka qenë në dijeni nëse Hashim Thaçi kishte miratuar një propozim se si duhej të bëhej shkëmbimi i ushtarëve serbë me ushtarë të UÇK-së në janar të vitit 1999.

Prokurori Patch e lexoi një deklaratë të ambasadorit Wolfgang Petritsch, i cili ishte i dërguari special i BE-së për Kosovën asokohe, në një libër të Faruk Ajetit, ku ai kishe thënë se Thaçi e kishte dhënë një miratim të tillë për të, pasi ai fliste gjermanisht.

I pyetur për këtë nga prokurori Patch, Hill tha: “Nuk jam në dijeni, vetëm më kujtohet që Jakup Krasniqi donte që kjo të bëhej në bazë të reciprociteti të mirëfilltë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, nuk e përjashton më mundësinë…