Hill: UÇK-ja dëshironte të tregonte se ishte përgjegjëse për Kosovën
Gjykatësi i Gjykatës Speciale në rastin e liderëve të UÇK-së, Fergal Gaynor e ka pyetur diplomatin amerikan, Christopher Hillin për një kabllogram të 3 nëntorit 1998, të shkruar nga ish-diplomati Sean Burns, ku jepeshin detaje për strukturën e UÇK-së, përfshirë drejtorinë politike dhe shtabin e përgjithshëm.
Hill ka thënë se ai nuk pajtohej me këtë përshkrim të Burns, dhe se i dukej e ekzagjeruar. Ai ka thënë se ka gjasa që këto informacione Burns i ka marrë nga burimet e UÇK-së.
“Sean ishte më i prirë se unë të besonte se ekzistonte një objekt që kishte linjën hierarkike të komunikimit, që njihej ndryshe si UÇK-ja dhe termi komisar është term perëndimor. Megjithatë, ai mendonte se ekzistonte një strukturë e mirëorganizuar. Unë nuk ndaja të njëjtin mendim. Unë e respektoj shumë Seanin, por mendoj se kjo ishte një orvatje për të përshkruar një organizatë dhe mendoj se e kishte ekzagjeruar pak përshkrimin e kësaj organizate”, ka thënë Hill.
Ai ka thënë se këto informacione nuk synonin të thoshin të vërtetën, por të kishin ndikim.
“Ishte përpjekje për të na bindur ne dhe për të na thënë se kjo është një organizatë dhe një ushtri e mirëorganizuar. Unë nuk e shihja njësoj si ai. Dhe të jem i sinqertë nuk pajtohem me këtë deklaratë dhe ai kam thënë”, tha Hill.
Sipas Hillit, ata nuk kishin parë një organizatë të strukturuar mirë, sipas standardeve perëndimore.
“UÇK-ja donte të tregonte se ne jemi përgjegjës për Kosovën, jo LDK-ja. Nën dy, nëse na duhen aleatë në një betejë kandër Serbisë, atëherë duhet të themi se kemi një ushtri të mirë në terren dhe emri i saj është UÇK. Dhe, meqë kemi ushtri dhe kontroll politike, e vetmja që mungonte ishte forca ajrore. Shpesh na thoshin se duhet të përfshiheshim në fushatën bombarduese. Kjo është shkruar për këtë pasur ndikim jo për të informuar”, ka thënë Hill.



