Hillary Clinton: Qëndrimi i Trump ndaj Ukrainës është ‘i turpshëm’
15 shkurt 2026
| 12:00
Ish-sekretarja e Shtetit e ShBA-së, Hillary Clinton, kritikoi ashpër qëndrimin e administratës Trump ndaj Ukrainës, duke e quajtur atë “të turpshëm”.
“Mendoj se përpjekja për ta detyruar Ukrainën të bjerë dakord me (Presidentin rus Vladimir) Putin për dorëzimin është e turpshme”, tha Clinton gjatë një diskutimi në panel në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Unë besoj se Ukraina është në vijën e parë duke luftuar për demokracinë dhe vlerat tona të lirisë dhe qytetërimit, duke humbur mijëra jetë ndërsa vendi i tyre shkatërrohet nga mania e një njeriu për kontroll”, tha Clinton.
Ajo tha se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, “ose nuk e kupton ose nuk interesohet për atë vuajtje”. /Klankosova.tv



