Hipokrizia serbe për 600 vjet me gënjeshtra para historisë dhe botës

28 qershor 2021 | 22:59

Shkruan: Hisen Berisha

Sot, në 30 vjetorin e aktit gjenocidial, pra futjes së masave të dhunshme në Universitetin e Prishtinës, që pasoj hapin tjetër të gjenocidit shtetëror e politik serb, mbylljen e të gjitha shkollave në Kosovës dhe tendencën për ndalje dhe rrënimin e sistemit arsimor në Kosovë, të cilit proces i kishte paraprirë me herët edhe akti i nxjerrjes nga puna të të gjithë qytetarëve të Kosovës, ndalimit të informimit në gjuhën shqipe duke mbyllur televizionin RTP, në vendin specifik, që ruan gjurmën e regjimit kriminal serb të Milosheviqit, të “bekuar” nga prijësit fetar predikues të urrejtjes nacionale dhe shovinizmit serb ndaj shqiptarëve në veçanti, me të cilët në aspektin etimologjik gjenetik dhe historik nuk i bashkon asgjë, apo siç i përkufizon At Gjergj Fishta në Lahutën e Malësisë, “n’mni t’shoi shooit ata kan le, kan n’shej veti i‘qiell e’i dhe” vazhdon t’iu lejohet lëndimi i historisë mbi trupin e dardanisë që edhe ashtu ende nuk iu kanë mbyllur, nga padrejtësitë e historisë.

Por në këtë vend, simbol të regjimit kriminal serb milloshevician, po mundohet të instalohet një gënjeshtër e madhe pseudo historike.

Ai vend pretendohet të identifikohet me një simbolikë të gjoja fitores dhe historisë serbe në Kosovë. Kurse e vërteta është krejt diçka tjetër.

Vërtet se atë botë, në trevat shqiptare u mblodhën princat e popujve të Ballkanit që përballeshin me invazionin otoman. Ky grumbullim në trevat e Dardanisë, ishte për arsye se nuk kishin ku të grumbulloheshin në trevat e tyre si p.sh. në Beograd, Cetinje e gjetiu, nga se ishin të okupuara nga perandoria otomane dhe perandori tjera, i vetmi regjion ku kishte liri, ngase princat shpatarë ishin të pathyeshëm në çdo përballje deri atëherë me hordhi turke dhe sllave. Prandaj serbet për herë të parë atëbotë e shihnin Kosovën dhe arritën që me ritet e tyre fetarë që përafroheshin në aspektin kristian me ritet religjioze të popullatës vendëse që shkanë/rrëshqitën (Qabej), arritën të shtrijnë ortodoksizmin përmes riteve fetare në popullatën vendëse, e cila në regjionin e gjerë që nga Nishi e deri në thellësi të Kosovës u quajtën me një epitet “SHKIJE”  “të shkarë” që ishin pra banorë vendës të besimit kristian deri atëherë, që i pranuan ritet fetare ortodokse për të mos iu nënshtruar  otomanizmit përkatësisht besimit islam. (sjellim në kujtesë togfjalëshat “shka i kraleves”, “shka i karadakut” “shkijet e velikes”, “raja”, “shkijet e rajes”, “shka i biri shkaut”, etj.) janë terma me të cilët i kemi identifikuar këtë kategori të qytetarëve. Aty u thyen të gjitha këto forca të popujve të Ballkanit dhe regjioni kaloi nën sundimin gati 500 vjeçar të Perandorisë osmane.

Përkundër tendencave permanente me të gjitha mjetet fetare e politike,  kisha ortodokse serbe po mundohet me dhunë dhe shpifje deri edhe me predikime raciste, ti prezantoj si vlera të veta, e që në fakt janë të bindur se identiteti i manastireve si ai i Deçanit është iliro-shqiptarë dhe i ka gjurmët e rrugëtimit historik nënë sundimin, regjimesh e popujsh të ndryshëm. Kështu gjurmët i ruajnë edhe të gjitha objektet e kultit në Kosovë që po mundohen tu japin karakter politik, nacional e fetar.

Përveç atyre kishave që janë ndërtuar në kohen e regjimit kriminal serb të Millosheviqit, siç është edhe kisha në kompleksin universitarë e shumë vende e komuna tjera ku po ruhen gjurmët e tyre, të cilat duhen trajtuar si ajo që pësoi nga vendimi i Strasburgut, në Republika Serbska.

Nga kjo kohë e deri me sot Serbia, u mundua që çdo humbje ta trumbetoj si fitore. Këtë ja faturon faktit se vërtetë mbeti ne mbamë ndjen e popujve të Ballkanit me theks në raport me shqiptarët, nga se la gjurmë të shumta të krimit, pra dhuna e vrasjet e popullatës civile të pa mbrojtur, pleq, gra e fëmijë, shkatërrimi i vendbanimeve të tëra duke pretenduar që ato treva ku i shkatërron ti përshkruaj si fitore.

Por, historia e ruan të vërtetën! Ndaj jo përherë mund të keq shërbehen me të, siç po bëjnë me Betejën e Kosovës të vitit 1389.

Se vërtetë Serbia asnjëherë në histori nuk ka fituar asnjë luftë por i ka festuar edhe humbjet, po tregon edhe situata me Kosharen e lavdisë së UÇK, apo siç e kanë mbiquajtur vet serbet “Drugi Kosovski Boj”, “Vietnam Koshare”, apo “Pakao Koshare”. Me cilindo nga epitetet ta cilësojnë atë kuptim do të ketë për ta. Por një epitet është i vërtetë dhe qëndron më afër , e ajo është Pako Koshare / ferri koshare.

Sot, po mundohen me çdo mjet ta kthejnë në një fitore edhe humbjen e turpshme në Koshare. Po mundohen edhe duke i mohuar e fshehë humbjet atje që në forca të gjalla përbëjnë 1800 të vrarë, mjete transporti, armatime , municione, dhe logjistikë sa për të furnizuar një Brigadë luftarake.

Po mundohej që ta mbajnë në vëmendje duke vu flamuj të urrejtjes dhe identitetit kriminal të tyre. Po mundohen meqë me aktivitetit si emërtime rrugësh, organizime marshesh të luftëtarëve serb të Koshares, që ta mbajnë gjallë frymën e mashtrimit për kthim të humbjes në fitore.

Po mundohen që ta vënë Kosharen nën hijen e krimeve që i kanë kryer në Kosovë mbi popullsinë civile dhe shkatërrimet infrastrukturore e tjera. Po  mundohen që duke e glorifikuar Kosharen dhe Ne si palë ndërluftuese për gjoja pjesëmarrje masive deri në mijëra luftëtarë (pra në sulmin e parë 3 deri në 4 mijë e deri në përfundim deri në 7 mijë trupa). Pastaj përfshirje e shumë forca nga vende të ndryshme si amerikan, anglez, francez, shqiptar, etj. e që unë kam kurajën ti theksoj numerikisht luftëtarët vullnetarë nga popujt tjerë si, amerikan një invalid lufte, gjerman një, francez në dëshmor, algjerian një dëshmorë, italian një dëshmorë, kroat dy, boshnjak një, holandez dy, maroken një. Humbjet në njerëz nga forcat tona 114 dëshmorë, 318 të plagosur në luftime.

Pra Serbia nuk ka shanse që luftën e UÇK ta përshkruaj si fitore, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër, sepse këtë luftë e ka bërë dhe fituar UÇK, fitoren tonë e kanë mbështetur FA të SHBA dhe partnere të SHBA në NATO, kurse e kanë mundësuar ta bëjmë Diaspora jonë që karakterizohet nga atdhedashuria dhe patriotizmi nacional. Si fitimtarë edhe do ta shkruajmë vetë historinë dhe po e udhëheqim vet vendin tonë të çliruar. Prandaj është mirë që njëherë e mirë, Serbisë t’i bëhet tashmë e ditur se ka marrë fund mundësia, që çdo gjë ta interpretoj ën favore të interesave të veta. Janë humbësit më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Çitaku ka bërë një reagim ndaj ish-emisarit special të…