Hiqen flamuj serbë përgjatë rrugës në Graçanicë, kryetari i komunës thotë se u bë me urdhër të Elbert Krasniqit

10 prill 2026 | 09:43

Punëtorët e një kompanie private shqiptare, të shoqëruar nga policia e Kosovës, po heqin flamujt serb që ishin vendosur përgjatë rrugës kryesore në Graçanicë këtë mëngjes.

Kryetari i komunës, Novak Živić, në një deklaratë për Radio Kim, tha se flamujt po hiqen bazuar në një vendim të Ministrit Elbert Krasniqi.

Ai theksoi se do të nisë një iniciativë që Kuvendi Komunal i Graçanicës të miratojë një vendim për vendosjen e flamujve serbë në Graçanicë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari i…