Hiqen tarifat për studentët e nivelit bachelor dhe master në Kosovë

16 korrik 2021 | 16:21

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Ministria e Arsimit ka hequr tarifat për studentët e nivelit bachelor dhe master duke filluar nga viti akademik 2021/22.

Sipas kësaj lëvizje, lirimi i studentëve nga tarifat në universitetin publik është bërë në përputhje me programin qeverisës të Qeverisë Kurti II.

“Arsim publik falas është kërkesë e kamotshme e studentëve të universitetit publik në Kosovë. Kësaj kërkese sot iu përgjigj ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, e cila i siguroi studentët që janë hequr tarifat për nivelin bachelor dhe master, dhe që një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës. Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në universitetin publik. Më shumë mundësi e më shumë barazi, për të gjithë dhe pa dallim”, ka njoftuar Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Fati kapet prej flokësh” titullohet libri me poezi i autores…