
Hiqet taksa 100 për qind për lëndën e parë (Dokument)
20 mars 2020
| 20:12
Qeveria e Kosovës sot ka hequr taksën për lëndën e parë ndaj mallrave serbe.
Po ashtu, në mbledhjen elektronike është vendosur që deri më 1 prill 2020 të hiqet tërësisht taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria Haradinaj dhe do të vendoset reciprociteti.
Heqja e taksës është bërë pa votat e ministrave të LDK-së dhe me abstenimin e ministrave të Listës Serbe.