Hirscheri bën ligjin në Kupën e Botës

08 janar 2018 | 12:02

Marcel Hirscher hedh një tjetër hap drejt titullit të 7-të kampion bote në Kupën e Botës për meshkuj në ski pas triumfit në garën e sllallomit të zhvilluar në pistën e Adelboden, në Zvicër.

Ky është suksesi i tretë radhazi për skiatorin austriak, që po tregon një formë të mirë dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes, raporton “Telesport”. Pas dy zbritjesh, Hirscher dha kohën e përgjithshme 1’50”94, duke qenë më i shpejti në pistë.

Pas tij u renditën Michael Matt i Austrisë dhe Henrik Krostoffersen i Norvegjisë. Për Hirscher ky është suksesi i 52-të në karrierë, duke u ngjitur në kuotën e 874 pikëve në renditjen e përgjithshme, ndërsa Kristoffersen është i dyti me 720 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i policisë së shtetit shqiptar Haki Çako mësohet se…