‘Hirushja’ e kampionatit gjerman vendos dy rekorde, gati për hapin final

24 prill 2023 | 16:30

Bundesliga është në sprintin final, teksa kanë mbetur dhe pesë javë deri në fundin e kampionatit. Gara për titull, zona evropiane dhe mbijetesa janë të hapura e gjasat janë që gjithçka të vendoset në javën e 34-të.

Surpriza e këtij edicioni mban emrin Union Berlin. Skuadra nga kryeqyteti për shumë javë ishte kryesuese e Bundesligës, ndërsa tani është forcë e tretë e kampionatit, duke pretenduar pjesëmarrjen në zonën e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Union Berlin fitoi minimalisht dhe në ndeshjen e javës së 29-të me Borussia M’gladbach, duke regjistruar suksesin e 16-të këtë edicion. Në këtë mënyrë, kryeqytetasit barazojnë rekordin e tyre me 16 fitore, e kanë mundësinë që ta përmirësojnë këtë rekord në pesë ndeshjet që kanë mbetur.

Nga 55 pikët që kanë marrë 23 i kanë grumbulluar nga ndeshjet jashtë shtëpie, shifër që nuk e kishin arritur asnjëherë më parë në të shkuarën, duke regjistruar një tjetër rekord. Union ndodhet pesë pikë larg Borussia Dortmundit kryesues dhe katër pikë larg Bayern, por një biletë për në grupet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm do të ishte mjaftueshëm për ta finalizuar me sukses një edicion shumë të suksesshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Vjosa Osmani ka reaguar të hënën pas pranimit…