Hisen Berisha, 67-shi i PDK-së: Prizreni, Jerusalemi i PDK-së, nisja e rrugëtimit drejt fitores
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, gjenerali Hisen Berisha, ka thënë se Prizreni është Jerusalemi i PDK-së, nisja e rrugëtimit drejt fitores.
“Perzereni sot nuk ishte vetëm pikënisja e fushatës. Ishte dëshmia se PDK hyn në këtë garë e bashkuar, e përgatitur dhe e vendosur për fitore”, ka theksuar Berisha në hapjen e fushatës elektorale të PDK-së.
Postimi i plotë i tij:
Perzereni, Jerusalemi i PDK-së, nisja e rrugëtimit drejt fitores
Sot, në Perzeren, u hap zyrtarisht fushata elektorale me fjalën përshëndetëse nga Kryetari i Perzerenit, z. Shaqir Totaj.
Një hapje me peshë politike dhe simbolike, aty ku historia, identiteti dhe vizioni për të ardhmen bashkohen natyrshëm me PDK-në.
Jo rastësisht Perzereni. Ky qytet, ashtu si Kosova, e meriton një udhëheqje të përgjegjshme, të provuar dhe vizionare nga PDK. Dhe po ashtu, PDK e meriton Perzerenin si model të qeverisjes së mirë dhe si ofertë konkrete për mbarë vendin, ofertë që sot u artikulua qartë përmes Kryetarit të PDK dhe kandidatit për Kryeministër, z. Bedri Hamza. Një ofertë politike që nuk i limiton sfidat, por i sfidon limitet.
Në këtë tubim madhështor u prezantua programi qeverisës i PDK-së dhe zotimet për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës: zhvillim ekonomik, rend e ligj, dinjitet institucional dhe bashkim shoqëror rreth vlerave shtetformuese.
Nga qyteti i lidhjes dhe i bashkimit kombëtar, u dha mesazhi i qartë për ecje të përbashkët përpara. Bedri Hamza, me gjuhë të matur dhe vizion shtetëror, e bëri të qartë zgjedhjen politike të PDK-së dhe të qytetarëve, në mes përçarjes dhe bashkimit, ne përzgjodhëm bashkimin, për të ecur përpara.
Perzereni sot nuk ishte vetëm pikënisja e fushatës. Ishte dëshmia se PDK hyn në këtë garë e bashkuar, e përgatitur dhe e vendosur për fitore.
#HisenBerisha67 #BedriHamza1 #PDK130




