Hisen Berisha: Ekziston rreziku që rezultati zgjedhor i Arian Tahirit si fitues të manipulohet
Ish deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka dhënë një paralajmërim në “Facebook” se ekziston rreziku që rezultati zgjedhor i Arian Tahirit të manipulohet, siç ndodhi në raundin e parë, kur si fitues i qartë – iu manipulua rezultati.
“Lëvizja Vetëvendosje ka ndërtuar një mekanizëm të tillë vjedhjeje të votës e manipulim të rezulltatit – që mund të aplikohet përsëri në ketë raund votimi, edhe pse vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë po deshmojnë dhe e nxjerrin fitues Arian Tahirin”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i tij:
Paralajmërim për raundin e dytë:
Ekziston rreziku që rezultati zgjedhor i Arian Tahirit të manipulohet, siç ndodhi në raundin e parë, kur si fitues i qartë – iu manipulua rezultati.
Lëvizja Vetëvendosje ka ndërtuar një mekanizëm të tillë vjedhjeje të votës e manipulim të rezulltatit – që mund të aplikohet përsëri në ketë raund votimi, edhe pse vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë po deshmojnë dhe e nxjerrin fitues Arian Tahirin.
PDK duhet të rrisë vigjilencën dhe të kërkojë nga mbikëqyrësit ndërkombëtar dhe të gjitha niveleve të garantohet integriteti i votës dhe të mos përsëritet manipulimi.



