Hisen Berisha garon për deputet në listën e PDK-së, nr. 67

08 dhjetor 2025 | 23:00

Hisen Berisha ka konfirmuar kandidimin e tij për deputet në listën e PDK-së me numër 67.

“Kam hyrë në politikë me të njëjtin parim që kam mbrojtur në ditët më të vështira të këtij vendi: Kosova vjen e para. Republika mbrohet. Liria nuk tjetërsohet”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

“Sot vendi ynë ka nevojë për zëra që nuk heshtin; për njerëz që nuk i frikësohen të vërtetës; për përfaqësues që nuk tremben t’i thonë ‘ndal’ çdo abuzimi me shtetin. Unë jam këtu për ta bërë pikërisht këtë”, ka shkruar Berisha, i cili ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në këtë garë zgjedhore.

Postimi i plotë i tij: 

Të nderuar qytetarë,

Sot e konfirmoj kandidimin tim për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, me numrin 67.

Kam hyrë në politikë me të njëjtin parim që kam mbrojtur në ditët më të vështira të këtij vendi: Kosova vjen e para. Republika mbrohet. Liria nuk tjetërsohet.

Sot vendi ynë ka nevojë për zëra që nuk heshtin; për njerëz që nuk i frikësohen të vërtetës; për përfaqësues që nuk tremben t’i thonë “ndal” çdo abuzimi me shtetin. Unë jam këtu për ta bërë pikërisht këtë.

U drejtohem me respekt të gjithëve ju që besoni se Kosova meriton stabilitet, zhvillim dhe qeverisje të përgjegjshme.
Ju ftoj të bashkohemi për t’i kthyer vendit dinjitetin dhe drejtimin e duhur.

Me besim dhe vendosmëri, kërkoj mbështetjen tuaj: votoni 67.

Hisen Berisha
Kandidat i PDK-së – Nr. 67
#HisenBerisha67 #PDK #Kosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbështetje të protestës për drejtësi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së…