
Hisen Berisha i PDK-së ftohet në inaugurimin e presidentit Trump
16 janar 2025
| 15:55
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha është ftuar në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.
Inaugurimi i Trumpit si president do të bëhet më 20 janar.
“Deputeti Hisen Berisha ftohet në inaugurimin e Donald J. Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe JD Vance si nënkryetari i 50-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington, D.C., të hënën, më 20 janar 2025”, është thënë në njoftimin e faqes zyrtare të Berishës në “Facebook”.