Hisen Berisha ironizon Kurtin: “A po e ha edhe një ‘qershi’ deri në mesnatë?”
28 prill 2026
| 17:25
Ish-deputeti Hisen Berisha ka reaguar përmes një postimi lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe afatin që përfundon sonte në mesnatë për zgjedhjen e presidentit.
Në postimin e tij, Berisha ka përdorur një gjuhë ironike ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke pyetur: “A po e ha edhe një ‘qershi’ (të Ganes) së largu deri në mesnatë, Albin Kurti?”
Ky reagim vjen në kohën kur vendi ndodhet përballë afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit/es, ndërsa mosarritja e një marrëveshjeje deri në orën 24:00 mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja.
Postimi i Berishës është komentuar si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj mënyrës së menaxhimit të situatës politike nga kreu i qeverisë në detyrë.



