
Hisen Berisha: Ka një strategji të qëllimshme për t’i deligjitimuar institucionet e Kosovës
Ka dështuar edhe seanca e fundit para hyrjes në fuqi të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit.
Pas orës 00:00, deputetët e zgjedhur nuk do të mund të bëjnë asgjë rreth kësaj çështjeje deri më 8 gusht, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News theksoi se kjo krizë është e qëllimtë dhe fajin për këtë e shikon te Albin Kurtit.
Sipas tij, duket që ka një strategji për të shkuar drejt deligjitimuar institucionet e vendit dhe për të sfiduar rendin kushtetues.
“Kriza e legjitimitetit është kthyer në krizë të qëllimtë politike. Ka një strategji të qëllimshme për t’i deligjitimuar institucionet e Kosovës dhe për ta çuar Kosovën në një humbje të rendit kushtetuese”, tha ai.
Por çfarë ndodhë pas aktit të fundit, i cili dështoi me sukses? Për këtë, Berisha tha se zgjidhja e ngërçit politik tashmë duhet të jetë te qytetarët, nga presidentja, por pse jo dhe nga ndërhyrjet e partnerëve ndërkombëtarë.
“Tani Barra bie mbi qytetarin dhe votuesit, nëse ata kanë ndërgjegje, dinjitet apo nëse kanë identitetet kombëtar dhe e vlerësojnë sakrificën që është bërë, atëherë barra bie mbi ta. Po ashtu mbi presidenten që ka mandatin kushtetuese dhe e fundit, është mbi partnerët ndërkombëtar për ndërhyje me një presion të tyre. Këto janë tre kategoritë, në të cilat bie barra”, tha ai. abcnews.al