Hisen Berisha mbështet Lulzim Goqin: Trashëgimtar i sakrificës dhe përkushtimit për vendin

11 tetor 2025 | 23:24

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka shprehur përkrahjen e tij për Lulzim Goqin, kandidatin për Asamblenë Komunale të Gjakovës nga radhët e PDK-së, duke e cilësuar atë si “trashëgimtar të sakrificës dhe përkushtimit për vendin”.

Në postimin e tij, Berisha ka vlerësuar se familja Goqi ndër vite ka qenë sinonim i shërbimit ndaj kombit dhe atdheut, ndërsa brezat e saj kanë dhënë kontribut të madh në luftën për liri dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Brezi para Lulit ishte në krah e në radhët e atyre që luftuan në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ideal e besë për liri.
Brezat para tij ishin heronj me ditarë në dorë – njerëz që nuk shkruan histori për t’u lexuar, por për ta jetuar në fushën e betejës dhe në ndërtimin e shtetit të lirë”, ka shkruar Berisha.

Ai ka theksuar se Lulzim Goqi, me dinjitetin dhe vlerat e trashëguara, po hyn në betejën politike me qëllim për të kontribuar në zhvillimin, drejtësinë dhe dinjitetin qytetar në Gjakovë, duke kandiduar nën moton “Më mirë” dhe numrin 13 në listën e PDK-së (191).

“Lulzimi nuk vjen për pushtet, por për shërbim. Ai përfaqëson besën, përkushtimin dhe karakterin e një familjeje që i ka dhënë Gjakovës e Kosovës më shumë se fjalë – i ka dhënë histori”, ka theksuar Berisha.

Në përmbyllje, ish-deputeti u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjakovës që në këtë proces zgjedhor të mbështesin njerëz që e duan qytetin, jo që e përdorin, duke ftuar për votë për Lulzim Goqin – Nr. 13, për “Gjakovën e vlerave dhe të kujtesës së sakrificës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Pressing në T7 është duke u diskutuar për fushatën…