
Hisen Berisha, falënderim për ngushëllimet me rastin e vdekjes së nënës
Ish deputeti Hisen Berisha në emër të familjes Berisha dhe Zenelaj, ka shprehur mirënjohjen më të thellë dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë ata që qëndruan pranë në ditët e dhimbjes për ndarjen nga jeta të nanës së tij.
Në falënderimin e tij në Facebook, Berisha ka theksuar se përkrahja dhe ngushëllimet – përmes pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit dhe të pames, përmes vizitave personale, thirrjeve telefonike, telegrameve, mesazheve në rrjetet sociale dhe mediave, kanë qenë një mbështetje e çmuar për familjen Berisha dhe Zenelaj.
Falënderimi i plotë i Berishës:
Falënderim
Në emër të familjes Berisha dhe Zenelaj, shprehim mirënjohjen më të thellë dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë ju që na qëndruat pranë në ditët e dhimbjes për ndarjen nga jeta të nanës sonë.
Përkrahja dhe ngushëllimet tuaja – përmes pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit dhe të pames, përmes vizitave personale, thirrjeve telefonike, telegrameve, mesazheve në rrjetet sociale dhe mediave – kanë qenë një mbështetje e çmuar për ne.
Përiudha e ngushëllimeve formalisht është përmbyllur siç është traditë, pas tri ditëve formale dhe dy ditëve shtesë, nga data 22 – 27.07.2025.
Nga zemra ju falënderojmë të gjithëve për respektin, nderimin dhe fjalët e veçanta që na i kushtuat gjatë homazheve për dhimbjen tonë. Një falënderim enkas për të gjithë mjekët dhe stafin tjetër shëndetësor për kujdesin që kanë treguar në vazhdimësi – deri sa shpirti i sajë u kthye atje ku takon.
Ua kthefshim për gëzime në familjet tuaja!
Familja Berisha – Rashkoc
Familja Zenelaj – Jabllanicë