Hisen Berisha nga tubimi në Gjakovë: Po shkojmë drejt fitores së PDK-së

16 dhjetor 2025 | 20:31

Gjenerali Hisen Berisha, kandidat për deputet i PDK-së me numër 67, në prezantimin e kandidatëve për deputetë nga Gjakova, ka thënë se sot po ndjehet qartë energjia e ndryshimit, besimi në shtet dhe vendosmëria për ta çuar Kosovën të bashkuar përpara.

“Gjakova e kulturës, e traditës, e patriotizmit dhe e atdhedashurisë, Gjakova e vizionit për të ardhmen, sot, në mënyrë plebishitare, e tha fjalën e saj dhe na e dha mbështetjen për fitoren e madhe të 28 dhjetorit. Në tubimin e fillimit të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, në mesin e qytetarëve të Gjakovës, u ndje qartë energjia e ndryshimit, besimi në shtet dhe vendosmëria për ta çuar Kosovën të bashkuar përpara. Kjo ishte një mbështetje që buron nga historia, nga sakrifica dhe nga përgjegjësia ndaj së ardhmes. Mesazhi i kësaj dite ishte i qartë, Gjakova qëndron për shtetin, për vlerat kombëtare dhe për fitoren e madhe. Me këtë frymë, bashkë ecim përpara drejt 28 dhjetorit, drejt fitores së Partisë Demokratike dhe forcimit të shtetit të Kosovës”, ka theksuar Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka marrë vendim…