Hisen Berisha: Një qeveri e donatorëve, tentim i ri për ta rrënuar Kushtetutën

06 tetor 2025 | 19:26

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka shkruar në “Facebook” për situatën aktuale politike pas të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se tashme po del në sipërfaqe një skenar i ri – një qeveri e donatorëve, si ‘qeveri e përkohshme’.
Berisha ka theksuar se kjo flet shumë për humbjen e besimit, për izolimin ndërkombëtar dhe për fundin politik të një njeriu që mendoi se mund të sundojë me arrogancë, pa miq dhe pa aleatë.

“Leximi im i situatës aktuale, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mund të përmblidhet në një fjali të vetme: Meqë gjithçka i dështoi ekstremit të majtë për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve, tani po del në sipërfaqe një skenar i ri – një qeveri e donatorëve, si ‘qeveri e përkohshme’. Zoti e ndaloftë këtë përpjekje të re për ta goditur Kushtetutën e Republikës së Kosovës! Sepse, përveç se është shkelje e rendit kushtetues, është edhe përpjekje për ta zëvendësuar vullnetin e qytetarëve me vullnetin e disa zyrtarëve ndërkombëtarë dhe rrjeteve të tyre të interesit. Në qarqet diplomatike tashmë po dëgjohet hapur se amerikanët e quajnë Kurtin ‘kujdestar të përkohshëm’. Kjo flet shumë – për humbjen e besimit, për izolimin ndërkombëtar dhe për fundin politik të një njeriu që mendoi se mund të sundojë me arrogancë, pa miq dhe pa aleatë”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, edhe zëra nga brenda sistemit, si Mimoza Kusari, tashmë po artikulojnë hapur idenë e një qeverie të përkohshme deri në zgjedhje të lira.

“Kjo tregon se informacionet për rënien drastike të mbështetjes janë reale dhe se strukturat që e kanë mbajtur në pushtet po përgatiten për të shpëtuar diçka nga rrëzimi i pashmangshëm. E gjithë kjo bëhet për të fituar kohë deri në përfundimin e balotazhit, për të shmangur përplasjet e brendshme dhe për të gjetur një “dalje të butë” nga kriza që vetë e kanë krijuar. Por e vërteta është e thjeshtë: Albin Kurti nuk ka asnjë shans për t’u zgjedhur kryeministër në një realitet ku Donald Trump është në Shtëpinë e Bardhë. Këtë e kam paralajmëruar kohë më parë – madje edhe para se Trump të rizgjidhej president. Në politikë ndërkombëtare nuk ka më vend për ideologjinë e majtë që e ka keqpërdorur Kosovën si eksperiment. Tani fillon një epokë e re, ku Kosova duhet të kthehet te miqtë e saj të vërtetë dhe te fryma që e bëri shtet”, ka thënë ish-deputeti Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Deçanit, dhe njëherësh kandidat edhe për një…