Hisen Berisha: Specialja do t’i dëmtojë të akuzuarit

26 janar 2020 | 15:31

 

Çështja e Gjykatës Speciale dhe ftesat që po vijnë këto ditë, sipas ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, po bëhen për të përmbushur obligimet që ka marrë kjo gjykatë nga institucionet vendore.

“Dhomat speciale të hetuesisë janë krijuar nga Kuvendi i Kosovës, janë produkt i institucioneve tona. Selia në Hagë është çështje teknike, që donë të thotë se edhe mandati i tyre për të përmbushur obligimet që kanë, buron nga ligji. Prandaj, procesi i hetimeve, thirrjeve nga këto biseda hetimore, konsideroj se është në vazhdën e punëve ligjore që ata po i kryejnë, dhe nuk duhet parë në kontekst të keqpërdorimit hapësirën apo zbrazëtirës institucionale. Është e vërtetë se kur nuk ka institucione të konsoliduara, atëherë edhe hetimi dhe ftesat ndaj kësaj kategorie kalojnë më pak të vërejtura dhe nuk tregohet një kujdes as institucion por as qytetar ndaj tyre”, ka thënë Berisha.

Ndërsa për mohuesin e masakrës së Reçakut, presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Berisha ka thënë se nuk po trajtohet nga Gjykata e Hagës.

Në këtë kontekst, sipas tij është duke ndodhur e kundërta për ish-ushtarët e UÇK-së, që po përndiqen nga Gjykata Speciale.

“Presidenti serb, që ka qenë ministër i Millosheviqit, e mohon edhe masakrën e Reçakut, i thotë një personaliteti të ndershëm (William Walker), mashtrues. Dhe sot nuk trajtohen këto çështje nga Haga. Dhe në institucionet tona, krejt kohën e shpenzojnë se si të gjejnë forma për t’i dënuar luftëtarët e tyre dhe unë mendoj se kjo kategori që mbështet këto tendenca, ka krizë morale të ndërgjegjes”, ka thënë ai.

Ish-komandanti i Koshares ka thënë se pavarësisht a dënohen apo jo, të akuzuarve do t’ju bëhet dëm shumë i madh, moral e familjar, si dhe do t’ju shkatërrohet karriera. /Ekonomia Online/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Berlin…