Hisen Berisha takon vëllanë e Hashim Thaçit: Fitorja e PDK-së nuk ka alternativë
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka njoftuar se sot ka takuar sot vëllanë e ish presidentit Hashim Thaçi, Nazmi Thaçit.
Berisha ka theksuar se me bekimin e familjes së heroit të luftës, lirisë dhe pavarësisë, presidentit Hashim Thaçi, rruga e tyre politike është e qartë se, fitorja e PDK-së nuk ka alternativë.
“Sot pata kënaqësinë të ndajmë një kafe miqësore dhe mbështetëse me z. Nazmi Thaçi. Me bekimin e familjes së heroit të luftës, lirisë dhe pavarësisë, Presidentit Hashim Thaçi, rruga jonë politike është e qartë se, fitorja e PDK nuk ka alternativë”.
“Ashtu siç nuk ka alternativë betimi për Mbrojtjen e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur e sovran, si amaneti i heronjve dhe dëshmorëve tanë.
Ky do të jetë ligji i ecjes sime në politikën institucionale. Ky është zotimi im ndaj qytetarëve të Kosovës. Zoti para nebrapa – Fitorja është jona. 327 #HisenBerisha67 #BedriHamza1 #PDK130 #Kosova”, ka shkruar në “Facebook” gjenerali Hisen Berisha.




