Hisen Berisha tregon arsyet pse Kosova ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme

01 tetor 2025 | 20:22

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka komentuar rolin e vizitave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe të presidentes Vjosa Osmani në ShBA.

Ai tha se sjellja politike e Kurtit dhe Osmanit e kanë sjellë këtë krizë, andaj vizitat e tyre nuk mund të rikthejnë dialogun strategjik me Amerikën.

Berisha theksoi se deklarata e ShBA-së “kërkojmë partner tjetër”, është mesazh që kërkon ndryshim strategjie dhe rikthim të besimit me aleatët ndërkombëtarë.

“Takimet me struktura të majta dhe me rrjetin e Sorosit, deklaratat e pamatura me frymë sovraniste kundër qeverisë amerikane, fjalimet populiste në takime me shoqata e bashkatdhetarë që gjykojnë me emocione dhe nxisin urrejtje anti amerikane – vetëm sa e thellojnë hendekun me partnerin tonë më të madh strategjik”, tha ai.

“Vetë deklarata e ShBA-së ‘kërkojmë partner tjetër’ është mesazh i qartë se vendi ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe për një lidership të ri, që ndërton një qeveri stabile e partnere të Amerikës. Kosova nuk mund të përballojë izolimin ndërkombëtar, prandaj është koha për një ndryshim kursi dhe rikthim të besimit me aleatët tanë historikë”.

Sipas Berishës, sot Kosova ndodhet nën sanksione politike, ekonomike dhe të sigurisë nga ShBA, dhe se kjo situatë ishte një paralajmërim që prej më herët.

“Kjo situatë ishte paralajmëruar prej kohësh, që nga vendosja e masave të BE-së dhe largimi nga Defender Europe 2023, si rezultat i vendimeve të kundërshtuara dhe të pakoordinuara me ShBA, si dhe politikave refuzuese ndaj çdo nisme amerikane për Kosovën e rajonin”, përfundoi Berisha për GazetaBlic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në…