Hisen Berisha u bën thirrje qytetarëve të votojnë Kujtim Dulën për asamblist në Gjakovë

12 shtator 2025 | 12:49

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, që është pjesë e PDK-së, ka ndarë në “Facebook” një foto me Kujtim Dulën, kandidat i PDK-së për asamble në komunën e Gjakovës.

Berisha ka shkruar se Kujtim Dula në listën e PDK-së mban numrin 7.

Ai ka thënë se Dula është ndër kandidatët me përvojën më të gjatë si drejtor i Zyrës së Punësimit, në punën me njerëz, dhe që i ka njohur e trajtuar nga afër nevojat e qytetarëve të komunës sonë.

“Përkrahja dhe vota për z. Kujtim Dula – 7, është kthim i borxhit dhe i nderit”, ka thënë Berisha.

Postimi i plotë i tij:

Sot, më 12 shtator 2025 – dita e parë e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit – isha i nderuar nga ftesa, që kafen e mëngjesit ta pijë bashkë me mikun tim Kujtim Dula, veteran politik, themelues i PDK-së, hero me ditarë për shumë vite, zyrtar i lartë në administratën shtetërore, që pothuajse të gjithë ne, qytetarët e Gjakovës me rrethinë, ia kemi pasur nevojën dhe na ka ofruar ndihmë të karakterin social, punësime dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kujtim Dula është kandidat për asambleist në Komunën e Gjakovës. Është ndër kandidatët me përvojën më të gjatë si Drejtor i Zyrës së Punësimit, në punën me njerëz, dhe që i ka njohur e trajtuar nga afër nevojat e qytetarëve të komunës sonë. Përkrahja dhe vota për z. Kujtim Dula – 7, është kthim i borxhit dhe i nderit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava,…