Historia e Derbit te Madridit, nga origjina te finalet e Champions League mes Realit dhe Atleticos

22 mars 2026 | 12:06

Mbrëmjen e kësaj të diele, dytë e të gjithë botës do të jenë në Madrid ku nuk do të luhet një ndeshje si gjithë të tjerat: është derbi mes Realit dhe Atletico Madrid që do të sfidohen në një sfidë që ka më shumë se 1 shekull histori e krijuar me pasione të ndezura, përballje legjendare dhe një rivalitet qyteti që nuk ka pushim.

Origjina e sfidës; nga 1906 te hapat e parë në Liga. Historia e derbit të Madridit nis zyrtarisht në 1906 kur të dyja skuadrat u përballën për herë të parë dhe ai që fitoi ishte Reali i Madridit 2-1. Te themeluar rezpektivisht në 1902(Real Madrid) dhe në 1903(Atletico Madrid), dy klubet janë ndër më antikët dhe prestigjiozët në Spanjë, të aftë për të mbajtur identitetin e tyre të plotë në kohë.

Përpara lindjes së Primera Division, rivaliteti mes dy skuadrave është shfaqur në Campeonato Regional Centro. Ishte pikërisht në këtë turne që u krijua edhe pseudonimi ‘Los Colchoneros’. Në 1914, Athletic Club de Madrid siç quhej në atë kohë Atletico, braktizi ngjyrat bardhekaltër për të shkuar te fanela ikonike me shiritat bardhekuq.

Etapat thelbësore

19 shkurt1928: Sfida e parë në Kupën e Mbretit (1-0 për Real Madrid).

24 shkurt 1929: Derbi i parë në Ligën e sapokrijuar i fituar nga Reali i Madridit 2-1 me dygolëshin e Monchin Triana

Pas Luftës Civile; Atletico( që atëherë quhej Athletic Aviación) fitoi dy tituj radhazi duke e barazuar për momentin palmaresin e rivalëve.

Një dominim i Los Blancos dhe rilindja Colchonera. Edhe pse Reali i Madridit mburret me një avantazh historik në La Liga (89 fitore kundrejt 41 të Atletico), sfida ka përjetuar disa epoka. Nëse në vitet ’70 hendeku u zgjerua në mënyrë drastike, në vitet e fundit, historia flet për një ekuilibër më të madh. Për 14 vjet, tifozët e Atletico kanë përjetuar një thatësirë fitoresh prej 29 ndeshjesh. Mallkimi u prish në finalen e Kupës së Mbretit në sezonin 2012-2013 e fituar 2-1 nga bardhekuqtë. Që nga ai moment, nën drejtimin e Diego Pablo Simeones, Atletico ka mundur të fitojë në Santiago Bernabeu për 3 sezone radhazi (2013-14, 2014-15, 2015-16), duke e bërë derbin në një sfidë totalisht të hapur.

Finalet që kanë bërë historinë. Derbi Madrilen është i vetmi derbi i një qyteti që është parë edhe në çatinë e Evropës. Bilanci total i finaleve mes dy skuadrave është totalisht i barabartë; 6 fitore për secilën skuadër. Gjithsesi, përsa i përket finaleve të Ligës së Kampioneve, bilanci anon nga Los Blancos

Lisbonë 2014; Reali fitoi ‘La Decima’ duke mundur rivalët 4-1 pas kohëve shtesë

Milano 2016: tjetër sukses i Realit këtë radhë me gjuajtjet të penalltive pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe atë shtesë

Superkupa Evropian 2018: Revanshi i Atletico që iu imponua Realit 4-2 në kohët shtesë në finalen e parë historike në Evropë mes dy klubeve të të njëjtit qytet.

Kuriozitete dhe rekorde

Golashënuesi më i mirë: Rekordin e golave të shënuar në derbin e Madridit e mban Cristiano Ronaldo, protagonist absolut në ndeshjet derbi të dekadës së kaluar me 22 gola në total.

Bilanci total; në të gjitha kompeticionet zyrtare, Reali i Madridit ka 154 fitore, por krenaria e Atleticos me 75 fitore ka treguar se në një ndeshje të tillë, parashikimet nuk kanë asnjë rëndësi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e sigurisë në shkollat e Prishtinës, ku sipas raportimeve…