HISTORIA E LINDJES NË GJILAN TË MANIFESTMIT FLAKA E JANARIT
Çdo gjë ka histori e ka fillim, pra edhe Manifestimi FLAKA e JANARIT e ka historinë e LINDJES!
Determinuesi thelbësor i fillimit të organizimit të Manifestimit FLAKA e JANARIT është FTESA për homazhe për 12 Janar 1991, e LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS!
Në natën e 11 Janarit 1991, në Komunat e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, u shpërnda FTESA që njoftonte se më 12 Janar 1991, në varrezat e Qytetit të Gjilanit, aty ku ishin varret e Heronjëve të Ķombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, do të organizohej nderim publik, do të vendoseshin kurora, do bëheshin homazhe dhe do të mbaheshin fjalime në nderim të jetës dhe veprës se tyre!
Historia dëshmon se ky organizim u pengua nga Dega e LDK- së në Gjilan!
Udheqja politike legale e LDK -së në Gjilan, e gjendur përballë sulmeve dhe kritikave te gjithanshme për pengesë të mbajtjes se nderimit publik te përvjetorëve te Heronjëve te Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha më 12 Janar 1991, doli me organizimin e Flakës së Janarit më 18 Janar 1992!
Ideja e shpërndarjes së FTESËS për homazhe më 12 Janar 1991 ne Gjilan, ishte e drejtperdrejtë në nderim të Rexhepit e Nuhit e jo për të gjithë të rënët në Janar!
Atëherë mungonte vetëm nderimi popullor për Rexhep Malen e Nuhi Berishen!
Heronjtë e Kombit vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, nderoheshin në mënyre madhështore ne çdo përvjetor në Gjermani!
Në Gjilan u arrit kompromisi as më 11 e 12 Janar kur ranë Heronjtë e Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, e as me 17 Janar kur ranë Heronjtë e Kombit Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, por më 18 Janar 1992!
Historia e FLAKËS së JANARIT është, me 11 Janar 1991 ka fillur de fakto, më 18 Janar 1992 ka filluar de jure!
Pas përfundimit të luftës së UÇK-së, FLAKA E JANARIT fillon ashtu sikur e ka projektur në fillim LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS, në çdo 11 Janar, ndizet FLAKA!
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 24 Janar 2026!




