Historia e rrallë e katër vëllezërve Kida, të katërtit peng lufte, tani njëri kandidat për asamble

08 tetor 2021 | 23:39

Historia e katër vëllezërve është një rrëfim në vete. Tamam si në legjenda. Ata kanë qenë të zenë rob lufte. Në luftën e fundit. Herë të ndarë, pa ditur për fatin e njëri-tjetrit, herë ta bashkuar, bashkëvuajtës. Jo rrallë i ka takuar rasti nëpër duar të kriminelëve serbë.

E kanë parë njëri-tjetrin duke u torturuar si është më keq, të shkallmuar deri sa vështirë t’ia njihje fytyrën vëllai-vëllait. Njëri prej katërve, megjithatë arrin të arratiset, thjesht t’i arratiset vdekjes. Vëllezërit tjerë, përveç që kishin dhunë çnjerëzore, nuk e dinin nëse vëllai i arratisur ka mundur të shpëtojë i gjallë në një mision të pamundur.

Por, ata herë bashkë, herë ndaras, asnjëherë nuk reshtën së dhëni forcë njëri-tjetrit. Dhe, ia dolën. Janë këta vëllëzërit Kida nga Cërmjani i Gjakovës. Njëri prej tyre, tashmë i ka hyrë garës për Asamble në Komunën e Prishtinës nga radhët e AAK-së. Ky është Nexhdet Kida.

Njeri i mençur, e fjalëpak. Kjo që themi, nuk është për fushatë, por vëllai i tij, Shkëlzen Kida, po ashtu peng lufte, me të cilin kaluan golgotën bashkë, ka rrëfyer shkurt trishtimin. Sot, kur vëllai dhe bashkëvuajtësi i tij, Nexhdeti Kida, po hapëron në të mirën e vendit, për herë të parë ia kujton këtë rrugë, si nëpër një ëndërr të keqe, për t’ia shtuar edhe më shumë vëndosmërinë në këtë nismë të re. Gazeta Demos e sjell të plotë retrorrëfimin dedikues të vëllait për vëllanë.

Postimi dedikues i Shkëlzen Kidës për vëllanë e tij, Shkëlzen Kidën:

Në qoftë se keni ndëgjuar ndonjëherë për një histori që rrallë herë mund të ndodhë, burrë që ka thyer rregullat e burgut të shkaut, edhe pranga e zingjirë, ai është pra vëllau im.

Ishim 4 vëllezër të burgosur.

Kaluam shumë burgje e qelia së bashku, por nuk na thyen moralin asnjëherë.

Në Leskovc ishim dënuar, Nexhdeti ishte dënuar 8 muaj më shumë.Kur erdhi koha të na dergoin nga burgu i Leskovcit për Nish, më thirri gardiani të bëj një pastrim fytyre, që sipas tyre, të dukemi që kemi qenë të përkëdhelur. Në fakt ishim torturuar çdo ditë.

Dola te banjo dhe kur paprit’ me erdhi vëllau në krahun e djathtë.

Ai ishte Nexhdeti.

Më përshendeti. Më tha: Shkëlzen, a je mirë? Folem bashkë. Pa prit më goditi një gardian nga larg mua mbrapa. Nexhi më kërkoi disa tableta, sepse ishte lënduar shumë nga torturat. Më tha që po më transferonin për Sremska Mitrovicë. U përshëndetëm dhe mua me morën për transfer bashkë me vëllaun Gencin. Ku pa prit vjen edhe Nexhdeti.

E çuditshme, i denuar me vendim, tek hyrja burgut na pyesin se a keni diçka në kantinë. Unë e shikoj Nexhin bashkë me Gencin. Nexhdeti na jep shenjë që mos të flisnin.

Dalim nga burgu i Leskovcit, i cili ishte tragjedi për ne, sepse ishte i tmerrshëm. Ishte një veturë e kryqit të kuq, hypem në të., Na pyesin se a jeni mirë, a doni cigare. Nexhi e mori Davidofin dhe e ndezi një cigare. Po banim llaf si vllazni, se çka ma tutje… Rruga e gjatë deri në Nish, a po na ndalin këtu apo aty. Vëllau tjetër kishte ikur nga burgu. Shumë, shumë kishim emocione të përziera, sepse po ta ndalshin, mund ta vrisnin dhe të thonin se ka tentuar të ikte. Shpirti ynë e din sa kemi qenë në situatë të vështirë. Na derguan në Nish për të bërë një natë deri të nesërmen, sa për të ardhur vëllau Shabani nga burgu i Pozharevcit dhe të na transferonin për në shtëpi.

Ishte nata më e gjatë e jetës, sepse s’kishte gjumë se do na kapin çdo sekondë vëllaun.

Mëngjesi agoi, por ne ishim në stres. Çdo lëvizje për ne ishte stres.

Vjen koha kur transferi nga Pozharevci dhe Beogradi na sjellin vëllaun dhe shokët. Koha po afron për vendlindjen, po si t’ia dalim këtu e tutje.

Nexhdeti si gjithmonë i hareshëm dhe krenar na mban moralin gjallë: mos keni dert, do kaloi gjithçka mirë. Arritëm te punkti i parë i policisë. Na ndalin, rrahjet shpeshtohen. Lista e jonë në duart e paramilitarit, i cili nisi të na thërras me emra me rend. Kur erdhi tek Nexhdeti, aty pak na u ndal pulsi. “Nexhdet Kida”! Vllau pergjigjet. “Në regull, rruga mbarë”! Kjo ka qenë fjala e shkaut. Po na pret dhe punkti i fundit. E njëjta na ndodhi. Fatmirësisht na thirren me listë dhe ne u përgjigjem. Tani gjithçka u qetësua, sepse frymonim lirshëm. Shihet kufiri i Kosovës. Na prisnin familjarët dhe ne u bashkuan me ta.

Pra, të ndëruar dashamirë, është hera e parë që unë e trëgoj një ngjarje, që ne e kemi kaluar dhe ikjen nga burgu. Pas kësaj ngjarje, të gjitha burgjet e Serbisë në kërkim të vëllait, por vëllau im ia doli. E zgjata pak, por besoni se shumë pak kam shkruar, sepse ka shumë për të thënë”.

Na prift e mbara Vëlla!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Përlepnica e Xhavit Ahmetit e Zija Shemsiut i ka…