Historia ruan të vërtetën

29 qershor 2021 | 09:56

Shkruan: Hisen Berisha

Jo gjithmonë qëllimi justifikon mjetin!

Opozitarizem korrekt është kur qeverisjen e kritikon në mënyrë shkollore, dhe ajo mund të marrë nga vërejtjet. Kurse metoda e shkollës së vjetër politike, është “komploti i heshtjes” pra të heshtet dhe të lihet pozita qeverisëse të vet fundosët duke pritur momentin e përshtatshëm për ta goditur.

Ne jemi në një situate të re kur shumica ka votuar për ndryshim, kundër krimit, korrupsionit, dhe dukurive tjera që e kanë stagnuar procesin e funksionalizimit të shtetit.

Përkundër pritjeve nuk ka ndryshime të matshëm brenda 100 ditshit.

Ndaj dhe u krijua hapësirë që politika dhe diplomacia francez të shfrytëzoj këtë gap politik dhe si vlerësim i “kthesës” së mbetur në tentativë, u refuzua liberalizimi me po të njëjtat kushtëzime që quan në rënie edhe kryeministrat e së kaluarës jo të largët z. Mustafa dhe z. Haradinaj.

Franca doli kundër liberalizimit, kurse përfaqësuesit qeveritar e kanë përgjigjen e gatshme në format të njëjtë iritues se “fajtore janë qeveritë e kaluara”.

Në realitet duhet shtruar pyetja se, cilat janë arsyet e refuzimit?

Përgjigja e nënkuptuar është se nën qeverisjen Kurti situata është edhe më, e përkeqësuar në çdo aspekt. Pradaj, takimi i Parisit lë pas vete shume pikëpyetje.

Fjalët e goditura “për mrekulli” të kryeqeveritarit, nuk përbënë asnjë informatë që lë me kuptua përmbajtjen e bisedimeve.

Ne mirazhin e tyre politik e diplomatik, shpërfaqen rimarrjen me disa marrëveshje të kohës së qeverisjes së fundit Haradinaj.

Pyetjet që të drejtohen në bisedime, negociata tregojnë për shkallën e fleksibilitetit në temat e diskutuara të shpërfaqur para bashkëbiseduesit apo dialoguesit.

Ato pyetje faktikisht edhe i përkufizojnë të mirat apo rreziqet që përfaqësoni si individ apo institucione.

Pas disa ditësh përpunimi, Kryeqeveritari deklaroi se Makroni francez e pyeti “ çka jeni të gatshëm t’i jepni Serbisë”?!

Kjo informatë që u bë e ditur disa ditë pas takimit të Parisit, nxiti edhe reagimin e zyrtarëve të lartë të BE, që theu heshtjen indikativë të zyrtarëve kosovarë.

Përkundër mungesës së përgjigjes që mund ta ketë dhënë Kyreqeveritari, vet kjo pyetje lë me kuptua se Kosova dhe çështja jonë po rrëshqet kah një situatë e rrezikshme për sovranitetin politik dhe territorial. Këtë paralajmërim e kanë bërë lider të politikbërjes kosovare brenda institucioneve të Kosovës kohë më parë.

Edhe më tej Serbia është e interesuar ti shtyjë kushtëzimet e veta në proces, sa herë i krijohet hapësirë, me të cilat i sfidoi edhe kryeministrat Haradinaj e Mustatafa.

Pranimi i tyre nga kryeqeveritari, tragjikisht do shënonte fundin të tij! Mbase jo para përkrahësve të tij me gjykim inertiv, as edhe përball opozitës avitale dhe pa kauzë, por e pakta do duhej të qonte në një revoltë popullore.

Vlerësuar nga ky prizëm, edhe si rezultat i refuzimit, ju konfirmua se s’ka liberalizim. Pra, kjo tregon se Franca është në pozitën e versionit të zbutur të BE në raport me Rusinë agresive ndaj shqiptarëve.

Kureshtja për bizneset serbe që duan të intereferojnë në ekonomi, me këtë edhe politikat administrative të përgjithshme, përfshijnë “Eleltropriveda” dhe programi për përpunimin e xehes së Trepçës në Serbi, prodhimit të energjisë së nevojshme për “enklavat” serbe brenda Kosovës, si dhe disa biznese tjera si telefonia, hekurudhat, rrugët, etj.

Z. Haradinaj, refuzoj një ofertë të tillë pra nuk ja lejoj Serbisë, as ju bind ndërmjetësimit të Francës por as dhe presionit të kryeministrit të Shqipërisë që Kosovën e përdorë sa herë i duhet si flamur i pseudopatriotizmit, njëjtë siç bëjnë edhe liderët politik serb në Serbi me Kosovën si çështje.

Njëjtë siç bënë edhe këtë përvjetor të trupit mbi 600 vjeçar serb në Komunën e Obiliqit.

Kurse gjatë qeverisjes së LDK gjegjësisht të z. Mustafa, ai bëri Ligjin për Trepçën dhe e mbylli ketë çështje. Ndërkohë që z. Haradinaj u mundua ti kundërvihej me gjoks politikës siç është në praktiken e tij. Por, që të dy përfunduan qeverisjen me herët!?

Përfundimisht edhe përgjigja sofiste e mbështjellë me patriotizëm, erdhi pa pasur nevojë të përkthehet në shqip për shkak të njohjes së gjuhës!

Përgjigjja që u bë publike nga kryeqeveritari, patetizmi patriotik me të cilin u tregua qëndrimi i pa definuar, u bë tashme me qëllimin e përgatitjes psikologjike të masave për mundësinë e asaj e së keqes së paralajmëruar në propozimet e Brukselit, për rrëshqitjen e Kosovës nga “Asociacioni” drejt projektit për “shkëmbimi territoresh”.

Një shpresë mbetet edhe më tej kthimi tek Uashingtoni.

Fatmirësisht nënshkrimi i Hotit i ka dhënë të drejtën SHBA, që mbi parimin “qui prior est tempore, prior est jure” që të jet një hap përpara jo vetëm me Francën dhe BE, kjo duke e pasur Kosovën pjesë vitale të gjeostrategjisë amerikane për rajonin dhe Kosovën në veçanti.

Kjo po shihet në praktikë se nënshkrimi i z. Hoti i krijoj hapësirën politike dhe ligjore ndërkombëtare e bilaterale për SHBA që ta mbroj Ujmanin e Ibrin, meqë është anëtare e organizatës botërore të ujërave, kapacitetet që Kosova nuk e ka.

Shqetësuese në vetë janë politikat qeveritare të evidentuara në elaborimët e mëparshme, të cilat po qojnë hapur në një replikë me qeverinë e SHBA.

Qeveritarët janë koshient për deklaratën e Presidentit të SHBA-ve se, “personalitetet që pengojnë zbatimin e marrëveshjeve në Ballkanin perëndimor, do shpallen non grata edhe do të përballen me masa adminisrrative”.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Kurti2 iu kundërpërgjigj se “marrëveshja në Uashington nuk e obligon Kosovën” duke tentuar ta delegjitimoj.

Në këtë replikë Aleksandër George Soros hapur mbështet qeverinë Kurti2!

Prandaj dyshimi konsekuent nga kuantiteti i analizave kualitative, asocion se ka qëllime më djallëzore, e më të liga për shqiptarët kudo që jetojnë.

Çmenduria psikocentrike e misionarëve të së keqes, rol që po u lexohet si mirazh i politikave të tyre, druaj se do të qoj në dezorganizimin deri në shpërbërje të shteteve të dala nga ish Jugosllavia (heq Slloveninë e Kroacinë) dhe kthimin në një “union” ekonomiko-politik të dominuar e udhëhequr nga Serbia.

Unionin si koncept, që po shpalos z. Kurti, e dominojnë sllavët si popullsi dhe kjo tendencë do të sjellë jo vetëm shkatërrimin e Republikës së Kosovës si shtet por ndoshta edhe të Shqipërisë, duke mos u kursyer edhe në inskenimin e ndonjë situate konflikti, për të arsyetuar vendimet e dëmshme për Kosovën për të cilat është zotuar Albin Kurti, gjatë ngritjes politike, e për të cilat kanë paralajmëruar kohë më parë liderët politik të Kosovës.

E kuptoj se për ndonjë neotitist ky mendim përbën çmenduri politike por parandalimi kushton më pak dhe është masë profitabile që sjellë fitore në të gjitha fushat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…