Historianët e Deçanit i reagojnë Von Cramonit: Manastiri i Deçanit s’është i rrezikuar nga askush

01 nëntor 2021 | 10:01

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i kanë reaguar Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramonit në lidhje me Manastiri i Deçanit.

Ata thanë se ky manastir nuk është i rrezikuar nga askush.

Viola Von Cramon, eurodeputete gjermane dhe raportuese për Kosovën, në Parlamentin Evropian, duhet të dije se vendimi anti kushtetuesë dhe anti ligjor i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat në mënyrë anti ligjore po mundohen të i falen Manastirit të Deçanit, nuk duhet të zbatohet, ngase buron në ligjet e kohës se masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit”.

Ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore të kohës së Millosheviçit, gjitha shtetet demokratike të botës, përfshirë edhe Gjermaninë, i kanë luftuar dhe i kanë cilësuar diskriminues.Viola Von Cramon dhe gjithë zyrtarët e tjerë ndërkombëtarë duhet të dinë se Manastiri i Deçanit, nuk është i rrezikuar nga askush, pra nga ana e shqiptarëve, ai është i rrezikuar vetëm nga politikat dashakeqe të personelit serb të Manastirit të Deçanit”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, përmes këtij reagimi historianët thanë se pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” duhet të i kthehen në menaxhim Komunës së Deçanit dhe se ato prona i takojnë deçanasëve, dhe jo Sava Janjiçit.

Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.

Von Cramon i bëri thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javë më parë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran…