Historike! Për herë të parë do të ngrihet flamuri shqiptar në Bashkinë e Windsorit në Kanada
Për herë të parë do të ngrihet flamuri shqiptar në Bashkinë e Windsorit në datat 28-29-30 nëntor; do të ndriçohet bashkia me ngjyrat kuq e zi të flamurit dhe data 28 nëntor është shpallur zyrtarisht nga Bashkia si Dita e Pavarësisë së shqiptarëve, falë kontakteve dhe punës të veprimtarëve motër e vëlla Arti dhe Jonia Tamburi.
Në njoftimin për mediet thuhet se: “Për herë të parë festojmë si komunitet i bashkuar. Ngritja e flamurit, e shoqëruar me himnin shqiptar, do të mbahet në Bashkinë e Windsorit – 350 City Hall Square W, Windsor, ON N9A 6S1, në orën 3 pasdite të datës 28 nëntor, ditë e premte”.

Ambasadori i Shqipërisë në Kanada dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, së bashku me personalitete të tjera dhe drejtues të komunitetit, do të jenë të pranishëm.
Përfaqësimi nga Këshilli Bashkiak: Këshilltari Angelo Marignani do të përfaqësojë Kryebashkiakun Dilkens, Këshillin Bashkiak dhe qytetin e Windsorit në këtë aktivitet, dhe do të ketë shqiptarë nga të dyja anët e kufirit për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme.



