Historike: Për herë të parë pesë gjyqtarë nga Kosova ndajnë drejtësi në një ndeshje ‘Playoff’-i të UEFA-s

17 gusht 2025 | 14:00

Një moment historik është shënuar për gjyqtarët kosovarë.

Për herë të parë, pesë referë nga Kosova do të ndajnë drejtësi në një ndeshje të fazës “play-off” në garat evropiane të UEFA-s.

UEFA ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor për sfidën mes Strasbourg dhe Brondby në kuadër të “play-offit” të Ligës së Konferencës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten në “Stade de la Meinau” në Francë, duke nisur nga ora 20:00.

Në këtë përballje, ai do të ketë përkrah asistentët Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, do t’i bashkohet Volodymyr Zelenskyy…