
‘Historinë s’mund ta ndryshojë askush’, kështu nderohet Thaçi nga Musliu në ‘Ditën e Presidentit’
24 maj 2021
| 11:04
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka nderuar ish-presidentin Hashim Thaçi, në “Ditën e Presidentit”.
Musliu ka shkruar n llogarinë e vet në “Facebook” se historinë nuk mund ta ndryshojë askush, derisa ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Thaçi.
“Dita e Presidentit! Historinë s’mund ta ndryshoj askush!”, ka shkruar Musliu.
Sot shënohet “Dita e Presidentit”, me ç’rast presidentja Vjosa Osmani bashkë me ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli, kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.