Hiti i shqiptares Ava Max, me mbi 100 milionë klikime në YouTube

30 janar 2019 | 16:38

Kënga ”Sweet but Psycho” ka kapur një numër të madh klikimesh në Youtube.

Këngëtarja shqiptare Ava Max është futur fuqishëm në botën e muzikës ndërkombëtare dhe projekti i saj muzikor ”Sweet but Psycho” ka arritur të klikohet mbi 100 milionë herë, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë ka qëndruar për disa javë në top listat britanike dhe amerikane, gjersa vëmendje të madhe ka marrë edhe në trevat shqiptare.

Amanda Ava Koci, e njohur si Ava Max, është këngëtarja shqiptare e cila ka nisur karrierën e saj muzikore jashtë vendit.

Ava, ka lindur në SHBA, ku prindërit e saj kishin shkuar nga Saranda, ndërsa tash po bën karrierë në Britani të Madhe, ku është zhvendosur bashkë me ta.

Disa nga projektet e saj muzikore janë: ‘My Way’, ‘Sweet but Psycho’ etj. Ajo njihet edhe për bashkëpunimin e suksesshëm me Jason Derulon dhe Vice, në këngën ‘Make up’.

Asaj, Ritës e Duas u ka kërkuar bashkëpunim së fundmi Bebe Rexha dhe duke qenë se përgjigjet e të tri shqiptareve kanë qenë pozitive nuk duhet çuar larg mendsh një bashkëpunim mes katër shqiptareve që po lënë nam në botë./lajmi.net

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka sqaruar opinion publik sa…