Hodhi mbeturina në rrugë nga vetura, gjobitet një person në Prishtinë

30 dhjetor 2025 | 14:25

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në rrugë.

Pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në mbledhjen e Kuvendit të Kryeqytetit, u miratua vendimi…