Hoeness: Dortmundi e ka mendjen për biznes, Bayerni special

04 gusht 2020 | 12:20

Bayern Munchen fitoi kampionatin, Kupën e Gjermanisë dhe tani është fokusuar në Ligën e Kampionëve.

“Bavarezët” kërkojnë Tripletën, ndërsa Uli Hoeness, ish-presidenti i rekordmenëve gjermanë, ka sulmuar rivalët e Dortmundit në një prononcim për FAZ.

“Nëse Dortmundi blen një lojtar të talentuar dhe ky nis e luan ndeshje pozitive, brenda disa muajsh nga vetë klubi ose nga jashtë, menjëherë nis të diskutohet shitja e tij. Dhe unë pyes veten: ‘Si mundet që një lojtar ta përthithë 100 % ADN-në e një klubi kur vendoset menjëherë në merkato?’ Te Bayern Muncheni nuk arsyetohet në këtë mënyrë, ne nuk e kemi bërë kurrë një gjë të tillë. Nuk blejmë lojtarë për të bërë biznes me ta. Një futbollist i yni duhet ta ketë ndjesinë që do të luajë gjithmonë me Bayern Munchenin”, ka thënë Hoeness.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antropologët dhe udhëpërshkruesit evropian e botërorë që kanë vizituar viset…