Hoffenheim uron Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë
Klubi gjerman Hoffenheim ka uruar Kosovën që siguroi play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
Skuadra gjermane përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një foto të lojtarëve të Kosovës, ku në qendër janë tre yjet e tyre si Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Ndër të tjera ata përmenden edhe golin e Asllanit, i cili zhbllokoi rezultatin të shtunën mbrëma.
“Ëndrra e Kupës së Botës së tyre po vazhdon”.
“Fis, Leon dhe Albi siguruan biletën për në play-offin e Kupës së Botës. Numri 11 i ynë e nisi këtë fitore me gol për ta bërë rezultatin 1-0 ndaj Sllovenisë”, shkroi ndër të tjera klubi gjerman.
Kjo nuk është hera e parë që Hoffenheim uron Kosovën, me paraqitjet e lojtarëve të tyre që nuk kanë zhgënjyer prej kur i janë bashkuar “Dardanëve”.
Kujtojmë, Kosova do të përballet me Zvicrën në Prishtinë të martën me fillim prej orës 20:45, ndërsa nëse nuk arrijnë një mrekulli – shortin për Kupën e Botës do ta mësojnë të premten.



