Holandë, kryeministri shpëtoi në votëbesim në parlament

14 shkurt 2018 | 12:53

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me shumicë votash në parlament mbrëmë vonë, i shpëtoi shkarkimit, disa orë pasi ministri i tij i jashtëm dha dorëheqje, pasi pranoi se ka gënjyer se ka marrë pjesë në një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ministri i jashtëm, Halbe Zijlstra, dje paraqiti dorëheqje pasi pranoi në parlament se ka gënjyer se personalisht e ka dëgjuar Putinin duke folur në vitin 2016, për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në Evropë.

Ligjvënësit opozitarë ishin të tmerruar me këtë mashtrim të ministrit Zijlstra dhe kanë kërkuar votim të mosbesimit për kryeministrin në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Holandës. Por, votimi ishte në favor të kryeministrit Rutte me 101 vota për dhe 43 kundër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora do të marrë pjesë…