Hollaj: Jemi gati t’i dorëzojmë nesër amandamentet, të matemi te publiku
Learta Hollaj, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani ka lënë të kuptohet se do të kërkojnë zgjedhje presidenciale, përmes amandamenteve që kanë kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
Në një paraqitje në Interaktiv, ajo ka thënë se janë gati t’i dorëzojnë nesër të njëjtat.
Kështu, ajo ka thënë se “do te maten” te publiku dhe do të kuptohet se cila është përgjigja.
“Për të hyrë në këtë garë, presidnetja ka hyrë për t’u rizgjedhur. Nëse flasim për garë, atëherë po kthehemi të gara e vërtetë, te qytetarët e Kosovës. Kemi ende kohë, ka afat, edhe 24 orë, dhe jemi të gatshëm nesër në mëngjes t’i dorëzojmë amandamentet që e kanë kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, dhe të kthehemi te sovrani, te publiku, ku është problemi, matemi, dhe e kuptojmë cila është përgjigja” – ka thënë ajo.



